Transmetuar më 08-07-2019, 19:55

Pasi Parlamenti votoi pro ngritjes së Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta, ka ardhur edhe një reagim nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Petrit Vasili, duke oiu referuar fjalimit të Kryeministrit në Parlament, e quajti Edi Ramën sit ë sëmurë që ngatërron spitalin me qeverinë.

“Kur ngatërron spitalin me qeverinë! Ka thjesht një të sëmurë çakërdisur, të lënë pas dore, pa asnjë kurë dhe pa asnjë trajtim, që ka ngatërruar krevatin e spitalit dhe është ulur në krye të qeverisë. Kurojeni sot se nesër do të hajë veten”, shkruan Vasili.

Më herët, mazhoranca dhe një pjesë e opozitës së re bashkuan votat për t’i hapur rrugë Komisionit Hertimor për shkarkimin e kreut të shtetit. /k.k/noa.al/