Transmetuar më 08-07-2019, 19:00

Sikundër ka ndodhur në çdo protestë të organizuar, edhe këtë herë Ambasada Amerikane në Tiranë ka apeluar qytetarët e saj të kenë kujdes në tubimin e opozitës.

“Një demonstrim i madh pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit të hënën, më 8 korrik 2019, duke filluar rreth orës 20:00.

Grupi ka për qëllim të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë. Kohëzgjatja e demonstratës së pritshme është e panjohur”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ambasada i bën thirrje qytetarëve të saj që të shmangin grumbullimet ku do zhvillohet protesta.

“Demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat”. /k.k/noa.al/