Transmetuar më 08-07-2019, 18:49

Në një seancë e cila ka zgjatur më pak se dy orë, mazhoranca miratoi raportin për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta.

Raporti mori votën e 107 votave të deputeëve, ku votë pro dhanë edhe deputetë të pakicës në Parlament.

Ndërkohë, ngritja e komisionit hetimor u votua nga 101 deputetë dhe 6 kundër.

Më herët, relatori i raportit, Ulsi Manja teksa lezoi raportin tha se Presidentit ka shkelur Kushtetutën me anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Komisioni hetimor përbëhet nga:

Nga grupi i PS

Ulsi Manja kryetar

Vasilika  Hysi

Klotilda Ferhati

Bashkim Fino

Alket Hyseni

Kurse anëtare zëvendësues nga PS:

Adnor Shameti

Spartak Braho

Nga grupi parlamentar demokrat:

Alban Zeneli, zv.kryetar

Halit Valteri, anëtar

Arlind Çarcani, anëtar zëvendësues

Nga grupi parlamentar i partive të djathta:

Adriatik Alimadhi, anëtar

Zef Shtjefni, anëtar zëvendesues

Nga deputetët jashtë grupeve parlamentare:

Krenar Rryçi, anëtar.