Meta uron Mitsotakis: Shpresëplotë për fuqizimin e marrëdhënieve Shqipëri-Greqi
Transmetuar më 08-07-2019, 16:07

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta me anë të një telefonate ka uruar kryeministrin e ri të Greqisë Kyriakos Mitsotakis.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti Meta, përmes një postimi në Facebook ku thotë se është shpresëplotë se marrëdhëniet mes dy shteteve tona do të fuqizohen akoma më shumë në interes të dy popujve tanë.

“Kënaqësi t’i uroja sot gjatë një bisede telefonike, shumë suksese, kryeministrit të ri të Greqisë, z.Kyriakos Mitsotakis.

Shpresëplotë se marrëdhëniet mes dy shteteve tona do të fuqizohen akoma më shumë në interes të dy popujve tanë.

Progresi i Greqisë është shumë i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që jetojnë atje dhe për të ardhmen e përbashkët europiane”, shkruan Meta./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...