E mbërthyer në karrige, 2 ëndrrat e mëdha të vajzës invalide nga Vlora
Transmetuar më 08-07-2019, 01:38

Stela Brakaj është 20-vjeçarja nga Vlora, e cila nuk ka ecur kurrë. Por forca e saj është më e madhe se pamundësia! Ajo në asnjë moment nuk ka rreshtur së ndjekuri ëndërrat dhe talentin.

Ëndrrat saj më të mëdha janë dy: Të ketë një karrige me bateri elektrike që të shkojë në universitet dhe që një ditë të këndojë në skena të mëdha.

Stela, energjike dhe e dashur, prej vitesh është pjesë e Qendrës Rinore Vlorë, ku merr pjesë në aktivitete të ndryshme me miqtë e saj të rinj, duke kënduar dhe për ta.

Mbi të gjitha, ajo dhuron dritë e shpresë për të gjithë bashkëmoshatarët e saj me optimizmin që e karakterizon.

E ëma është supi i ngrohtë ku Stela mbështet kokën dhe bashkë me të jeton në konviktin e Vlorës, në pritje për të nisur universitetin.

Për 20 vjeçaren e cila siç shikonj fotot, këto ditë festoi ditëlindjen, është e domosdoshme një karrige elektrike, me të cilën të shkojë vetë në universitet, pa patur nevojë për shoqërues.

Shërbimi Kombëtar i Rinisë, nëpërmjet projektit “Një histori suksesi” synon të promovojë të rinjtë e talentuar në mbarë Shqipërinë, ata, të cilët pavarësisht vështirësive në jetë, ia kanë dalë të ecin përpara me kokën lart. Sepse kjo është rinia e vërtetë e Shqipërisë; dhe ne duhet të bëhemi bashkë për ta. T’u hapim dritaren e shpresës dhe mundësive, për një të nesërme më të mirë.

Loading...
Loading...