U shkëput për të drejtuar bashkinë e Kolonjës, Erion Isai falenderon ata që e ndihmuan si aktor
Transmetuar më 07-07-2019, 22:32

Në votimet e 30 qershorit, aktori i humorit Erion Isai rezultoi fitues për të drejtuar bashkinë e Kolonjës.

Pavarësisht nisjes së karrierës politike, Erioni nuk harron vitet e kaluara në ekran dhe ca më pak ata që e ndihmuan si aktor.

Kështu ai ka bërë një status falënderues bashkë me fotografitë e personave që ua dedikon:

“Faleminderit që më ndriçuat!

Janë njerëzit që kanë shenjuar rrugën time artistike që 15 vjeç. Me zemër faleminderit!

Për të veçuar Altin Bashën, për të artën mundësi, Portokallinë, dhe Ardit Gjebrea për besimin e skenarit dhe bashkëpunëtorit të Kënga Magjike, dhe E diela shqiptare. E sigurisht kolegun, vëllanë tim, prej 12 vjetësh, Bes Kallakun!

Unë nuk do të kem angazhim artistik në televizion në sezonin e ri (ndërsa lejen vjetore sigurisht që do ta shfrytëzoj për teatër). Nuk e di nëse vërtet puna e përkushtimi im ka qenë këto vite më e mira, por di se puna me këta njerëz më ka bërë më të mirë!” /a.y/noa.al

Loading...
Loading...