Pushime në jug, shihni çfarë bëhet me trafikun në Vlorë
Transmetuar më 07-07-2019, 22:17

Në Vlorë me qindra automjete që po kthehen nga bregdeti i jugut kanë krijuar trafik të rënduar, që është disa kilometra i gjatë.

Vargu i makinave mësohet se nis nga fshati Dukat dhe vijon deri në qytetin e Vlorës

Për të përshkuar këtë aks prej 25 kilometër qytetarët siç raporton ‘Tch’ i cili sjell edhe pamjet. qëndrojnë në trafik edhe tre orë.

Situata vijon të jetë po e njëjta, edhe pse policia rrugore qëndron në rruge për normalizimin e situatës.

Por për shkak se makinat janë të shumta dhe kthimi i tyre bëhet në të njëjtin hark kohor, ka krijuar edhe këtë situatë.

Loading...
Loading...