Transmetuar më 05-07-2019, 16:23

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare Ugo Gregoretti. Gregoretti ishte i pari në Itali që krijoi një qark të shkurtër midis televizionit, gazetarisë dhe kinemasë.

Pasues i Rossellinit, Pasolinit dhe Godardit, i kundërshtuar nga kritikët dhe më vonë i njohur si një nga mjeshtrat e kohës së tij, Ugo Gregoretti ishte dëshmitari dhe pasqyruesi i viteve të mrekullisë ekonomike italiane, modernitetit të një shoqërie arkaike në shpërbërje e sipër, dëshmitar i lindjes se shoqërisë së re të konsumit.

Pasi debutoi në ekranin e vogël me dokumentarin La Sicilia në vitin 1960, me të cilën fitoi Prix Italia, ai u bë një vëzhgues i mprehtë dhe ironik i ngjarjeve të mëdha e të vogla të cilat i ushqeu në veprat e tij gjatë gjithë jetës si regjisor, aktor, gazetar dhe dramaturg.