Transmetuar më 05-07-2019, 15:05

Futbollistja shqiptare, Florijana Ismaili, humbi jetën pak ditë më parë, teksa u mbyt në liqenin e Komos në mënyrë tragjike.

Florijana ishte dhe kapitenia e Jang Bojsit, ku gjendet dhe futbollisja tjetër Melanie Myler, e cila ka bërë një postim në “Instagram”, ku ka ndarë dhimbjen e saj për ndarjen nga jeta të 24-vjeçares.

“Nuk mund të gjej fjalë që të përshkruajnë atë që unë ndjej dhe nuk mund të përshkruaj si ndihem pa ty, pa më të mirën time, pa gjysmën time, pa dashurinë time, pa gjithçka timen. Jo, jo, jo askush në këtë botë nuk mund të përshkruajë se sa shumë të dua.

Më mungon shumë dhe më dhemb shumë zemra. Luvi. Faleminderit për çdo moment që kam jetuar me ty. Nuk do të të harroj kurrë. Të dua”, shkruan Melanie Myler në “Instagram”.