Transmetuar më 05-07-2019, 10:27

Kryebashkiakja e parë femër në Amsterdam, Femke Halsema, ka deklaruar se dëshiron që të reduktojë ose ndalojë ato që njihen si vitrina seksi me dritë të kuqe, ku ekspozohen prostitutat e ligjshme. Në planet e saj parashikohet edhe mbyllja e disa dyqaneve sex shop.

Gjithçka me synim që të garantohet më shumë mbrojtje për turistët nga ana e punëtoreve për seksit.

Vendimi për të limituar ekspozimin në vitrinë të punëtoreve të seksit lindi për të përballur disa ndryshime sociale.

“E legalizuam prostitucionin, pasi mendonim dhe mendojmë ende se prostitucioni legal i jep mundësi femrës që të jetë e pavarur. Jemi të detyruar për shkak të rrethanave që Amsterdami të ndryshojë. Mendoj se shumë prostituta ndihen të poshtëruara dhe nëpërkëmbura dhe për këtë arsye duhet të marrim masa, në mënyrë që zona që tërheq aq shumë turistët nga një xhungël urbane të përmirësohet”, deklaroi Halsema.

Ajo sqaroi se me këtë plan synohet që të mbrohen femrat në kushte të këqija pune dhe të reduktohet krimi, shkruan noa.al.

Kështu sqaroi se nëse mbyllen vitrinat e seksit, prostitutat do të transferohen dhe do të delegohen persona të caktuar për të rregulluar aktivitetin e tyre. /a.y/noa.al