Transmetuar më 04-07-2019, 18:47

Një biznesmen në Moskë të Rusisë ka shpëtuar për mrekulli pas një sulmi me armë zjarri në mes të ditës.

Pamjet në fund të lajmit tregojnë momentin kur ai zbret nga makina, dhe sapo bën pak hapa përballet me disa persona që qëllojnë me breshëri plumbash në drejtim të tij.

23-vjeçari Dimitri Archipenko vrapoi dhe arriti të shpëtonte nga vdekja e sigurtë.

Pamjet janë filmuar nga kamerat e sigurisë së një biznesi, teksa janë shpërndarë gjerësisht në internet.

Pas ngjarjes, një patrullë policie arriti që të arrestojë autorët të cilët plagosën lehtë të riun biznesmen makinash me qera. /k.k/noa.al/