Ngacmohet seksualisht nga kolegu i punës, ajo i ngul thikën dhe përfundon në burg
Transmetuar më 03-07-2019, 20:24

Një femër në Gostivar të Maqedonisë së Veriut ngacmohet seksualisht nga kolegu i saj i punës.

Gjatë ngacmimit ajo e ka sulmuar me thikë ngacmuesin.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në orën 4.30 pas mesnate, në një restorant në Negotinë të Pollogut.

Vajza e punësuar në restorant në fshatin Negotinë, para se të kryejë veprën dyshohet se është shqetësuar nga ana e të dëmtuarit, koleg i saj.

Edhe pas kërkesave të saj që të ndalet, i dëmtuari dyshohet se ka vazhduar me veprimet e tij, kurse ajo ka shkuar te banaku, ka marrë thikën dhe i ka shkaktuar disa plagë në stomak.

Mbi vajzën rëndon akuza e veprës penale tentativë për vrasje.

Ajo do të qendrojë për 30 ditë në paraburgim./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...