Transmetuar më 03-07-2019, 19:50

Një piramidë 4 mijë vjeçare, e zbuluar së fundmi në Egjipt, është kthyer në destinacion turistik.

Brenda saj është zbuluar një dhomë varrimi ku besohet se prehet faraoni Senusret II, i Mbretërisë së Mesme.

Një grupi arkeologësh të ministrisë Egjiptiane të Antikitetit, iu është dashur më shumë se një vit për të pastruar dhomën e varrimit e cila, ishte mbuluar nga gurët dhe mbeturinat.

Gurët e rënë u rivendosën në vendet e tyre origjinale dhe u instaluan shkallët prej druri.

Aty ekspozohen një shumëllojshmëri objektesh të cilat u zbuluan pas gërmimit, duke përfshirë hajmali, artefakte dhe relikte të ishin të padëmtuara si edhe një sarkofag i pikturuar. /k.k/noa.al/