Receta për katër persona
Përbërësit për 4 persona: • 400g gjizë me kripë • 500g domate të pjekura mirë • lëng zarzavatesh të ziera afërsisht një litër • 1 tufë borzilok • 1-2 thelpinj hudhre • spec djegës pluhur • vaj ulliri, kripë, piper • spec djegës i freskët-sipas dëshirës • bukë e ndenjur.
Përgatitja: Në një tenxhere ku kemi hedhur 4 lugë vaj ulliri, skuqim hudhrën dhe kur të ketë marrë ngjyrë, e heqim. Shtojmë gjizën, pak spec djegës pluhur dhe i lëmë të skuqen për 2-3 minuta, duke i përzier herë pas here derisa gjiza të marrë shijen e specit.
Shtojmë domatet, të cilave ua kemi hequr lëkurën dhe i kemi prerë në kubikë, dhe lëngun e zarzavateve të ziera. I shtojmë kripë dhe e lëmë të marrë valë për rreth 20 minuta ose derisa supa të trashet.
Nëse ju pëlqen shumë kremoze, kalojeni supën bashkë me lëngun në mikser. Bukën e presim në kubikë të trashë 1 cm dhe disa prej tyre i vendosim në fund të çdo pjate. Më pas hedhim supën dhe i përfundojmë pjatat duke i zbukuruar me gjethe borziloku të freskët, copa speci djegës të freskët, vaj ulliri dhe kubikë buke. E shërbejmë të vakët./living/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd