Transmetuar më 02-07-2019, 20:32

Një nëndetëse është përfshirë nga flakët dhe për pasojë 14 marinarë kanë humbur jetën në Rusi.

Bëhet fjalë për një ngarje të shënuar ditën e hënë, ndërsa ekuipazhi ishte në ujërat territoriale ruse duke mbledhur mostra biometrike për një studim ushtarak, tha ministria e mbrojtjes.

Asfiksia u mori jetën 14 marinarëve që ndodheshin në nëndetëse.

Nëndetësja ndodhet tani në portin Severomorsk të Arktikut, baza kryesore e flotës ruse në Detin Barenc.

Janë të paqarta shkaqet e rënies së zjarrit. /k.k/noa.al/