E tërheq makina e grirjes së mishit, humb jetën punëtori 18 vjeç
Transmetuar më 02-07-2019, 14:11

Një aksident në punë, rezultoi fatal për një djalë 18 vjeç. Jomar Junco rrëshqiti duke përfunduar në grirësen e mishit që përdorej për salçiçe, teksa ndodhej në vendin e punës.

Makineria e fabrikës në zonën e La Paz, i tërhoqi krahun në brendësi dhe më pas edhe pjesën tjetër të trupit, duke e copëtuar.

I riu nga Filipinet, ishte punësuar prej pak javësh dhe nuk ishte i specializuar për vendin e punës. Dyshohet se 18-vjeçari nuk e kishte marrë shumë seriozisht rrezikun që i kanosje, duke bërë që të humbë jetën në aksidentin fatal.

Një pjesë e trupit të tij u tërhoq nga punonjësit e tjerë, por i copëtuar në pjesën më të madhe të tij, siç mund të shihni edhe në fotogalerinë që publikon noa.al.

Gjithçka pasi kolegët fikën makinerinë, por pa mundur që ti shpëtonin jetën. Ndërkohë policia e klasifikoi ngjarjen e 25 qershorit si aksidentale, teksa hetimet janë në vijim, për të kuptuar nëse në fabrikë respektoheshin rregullat e sigurisë në punë. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...