Transmetuar më 02-07-2019, 10:11

Një gropë e madhe e gjerë tetë metra dhe e thellë 12 metra, u hap në mes të rrugës pranë bazilikës së San Mauro, në Casoria, provincë e Napolit në Itali.

Gropa përpiu një kamion që merrej me grumbullimin e plehrave, ndërsa shoferi arriti të shpëtohej nga zjarrfikësit, teksa aktualisht ndodhet në spital.

Pas incidentit të ndodhur gjatë kësaj të hëne, rruga u mbyll, ndërkohë që shtatë pallate në afërsi u evakuuan si dhe iu ndërpre energjia elektrike dhe uji.

Bazuar në dëshmitë e banorëve të zonës, përreth u ndje një aromë e rëndë gazi, ku sipas ekspertëve bëhet fjalë për gaz metan.

Aktualisht po punohet për mbylljen e saj si dhe për të kuptuar shkakun e hapjes së beftë. /a.y/noa.al