Sot votohet në Shqipëri, edhe Facebook njeh zyrtarisht 30 qershorin
Transmetuar më 30-06-2019, 08:55

Në Shqipëri mbahen sot zgjedhjet vendore, për të votuar 61 kryetarët e rinj të bashkive.

Në këto zgjedhje PD-LSI dhe forcat e tjera aleate që përfaqësojnë rreth gjysmën e votuesve, nuk marrin pjesë, duke bojkotuar garën elektorale.

Në këto 30 vite këto janë zgjedhjet e para ku opozita më e madhe në vend nuk merr pjesë, dhe që prej disa muaj në vend diskutohej nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin apo jo.

Por pavarësisht mospjesëmarrjes së opozitës, zgjedhjet janë legjitime dhe me gjithë njohjen e BE dhe SHBA zgjedhjet po zhvillohen sot sipas Kushtetutës.

Një surprizë të veçantë ka bërë edhe applikacioni aq shumë i përdorur nga shqiptarët, edhe Facebook i ka njohur zgjedhjet dhe ditën e sotme i ka kushtuar një “rubrikë të veçantë gjithë qytetarëve që duan të tregojnë se votuan./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...