VIDEO/ Një pëllumb i ndërhyn mesfushorit të Argjentinës
Transmetuar më 30-06-2019, 00:07

Argjentina fitoi 2-0 ndaj Venezuelës dhe siguroi kualifikimin për në gjysmëfinale të Copa America, aty ku do të përballet me Brazilin.

Gjithsesi në fillim të ndeshjes Rodrigo De Paul është bërë protagonist në një moment gazmor.

Në tentativë për të mbrojtur topin ndaj dy lojtarëve kundërshtar, është dashur të driblojë edhe një pëllumb që ishte ulur në fushë.

Pavarësisht tentativës, topi kaloi mbi trupin e shpendit fluturues, ndërsa De Paul arriti të marrë një faull.

Reagime të menjëhershme pati në rrjet për këtë moment, që nuk nguruan të tallen me lojtarët e Argjentinës, madje patën edhe ide për ta bërë pëllumbin mbrojtës të “Abiceleste”, duke qenë se kanë mbrojtje tepër të dobët.

Loading...
loading...
Loading...