Është një pjatë tradicionale e vjetër e Lituanisë, por e gjen dhe në vende të tjera fqinje, si: Poloni, Bjellorusi, Rumani etj. Çdo familje ka recetën e saj që trashëgohet brez pas brezi.
Koha e përgatitjes është vetëm 10 minuta.
Përbërësot për katër persona: 600 gram panxhar i kuq i zier me pare, 1 litër kefir që mund ta zëvendësoni me kos të bardhë pak të thartë dhe të hollë, 4 vezë të ziera, 1 tufë kopër, 1 qepë e freskët, 1 lugë lëng limoni ose uthull, 2 rrepa, 2 kastravecë.
Përgatitja: Grijmë në rende me vrima të mëdha panxharët e zier, kastravecët në kubikë të vegjël dhe qepën në rrota të holla (përdorim dhe bishtat). Grijmë koprën, 2 vezë i bëjmë thërrime dhe dy të tjerat i ruajmë.
I hedhim të gjithë përbërësit në një tas ku shtojmë kefirin/kosin, e rregullojmë për kripë dhe pasi ta mbulojmë me plastmasë kuzhine, e lëmë në frigorifer të pushojë për jo më pak se 40 minuta.
E shërbejmë supën me vezë, kopër dhe feta rrepe. Në Lituani e shoqërojnë me patate të ziera, të ngrohta ose patate furre.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd