Nëna i zë frymën djalit 17 muajsh: Më pengonte në lidhjen time
Transmetuar më 28-06-2019, 08:58

Vrau djalin vetëm 17 muajsh, pasi pretendonte se e pengonte në lidhjen e saj me të shoqin. 41-vjeçarja amerikane Heather Reynolds, nga New Jersey, i zuri frymën djalit, duke i vendosur një rrobë në hundë dhe në gojë.

Gruaja e cila kishte një të kaluar me varësi nga droga, ndodhet në burg dhe rrezikon burgimin e përjetshëm, por pavarësisht kësaj mohon çdo akuzë.

Ajo telefonoi policinë dhe kur agjentët mbërritën, e gjetën duke mbajtur në krahë trupin e pajetë të djalit. Vogëluishi u dërgua në spital, por mjekët konstatuan vdekjen e tij prej asfiksisë, ndërkohë që dyshimet ranë mbi nënën.

Ngjarja ndodhi në 10 maj të vitit 2018, kur gruaja ndodhej vetëm në shtëpi, teksa iu shoqi Joseph i cili ndërroi jetë nëntorin që lamë pas, ishte në punë.

Dyshohet se në momentin e ngjarjes gruaja ishte nën efektin e drogës dhe alkoolit, shkruan noa.al. Rindërtimi i ngjarjes u bë në seancën e kësaj të mërkure, teksa pritet edhe dënimi ndaj saj. /a.y/noa.al

Loading...
loading...
Loading...