Transmetuar më 27-06-2019, 13:08
Foto ilustruese

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka nisur një takim me dy prej aleatëve të tij.

Në mesditë në zyrën e Bashës, në selinë blu kanë mbërritur kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Takimi në fjalë vjen vetëm pak orë pasi Basha pati takim me kreun e Shtetit, Meta, thërritur prej tij, në kuadër të tentativave për zgjidhje të krizës politike në vend.

Ndërkohë kryetarja e LSI, njëherazi bashkëshortja e presidentit Ilir Meta nuk shkoi në takim me këtë të fundit.

Si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim në takim me Metën ishte nënkryetari Petrit Vasili. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd