Arrestohet në Hungari Nikolla Gruevski, pamjet me pranga në duar
Transmetuar më 27-06-2019, 11:33

Arrestohet në Hungari ish-Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

Arrestimi i tij u bë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Budapest, me vendim të gjykatës.

Në fotografi dhe video mund të shihni se si Guevski i fsheh prangat në duar me xhaketën hedhur sipër.

Sakaq Gruevski ishte sot në proces gjyqësor në Budapest, ku u vendos që të mos ekstradohej.

Ish-Kryeministri Gruevski akuzohet për shpërdorim detyre në rastin e blerjes së makinës luksoze qeveritare, me vlerë prej 600 mijë euro, i njohur ndryshe si rasti “Tanku”. /a.y/noa.al

Loading...
loading...
Loading...