Gjen vdekjen në incident tragjik, emri i njohur i muzikës dance
Transmetuar më 21-06-2019, 02:39

Bota e muzikës është shokuar nga një ngjarje e rëndë, ku muzikanti i famshëm, Philippe Cerboneschi (i njohur gjithashtu si “Filip Zdar”), ka humbur jetën aksidentalisht në Paris.

Lajmin e hidhur e ka konfirmuar menaxheri i tij, ndërsa mediat raportojnë se ai ka rënë nga një ndërtesë e lartë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Cerboneschi ishte 52 vjeç. Ai njihet si DJ dhe pionier i muzikës elektronike në Francë dhe kishte fituar çmimin Grammy në vitin 2010.

Ndërkohë policia akoma nuk e ka konfirmuar aksidentin dhe po hetojnë shkaqet e plota të vdekjes.

Cerboneschi formoi grupin Cassius me Hubert Blanc-Francard në vitin 1996. Ata bënë këngë për grupe si Phoenix, Beastie Boys, Franz Ferdinand dhe MC Solaar.

David Guetta, Calvin Harris dhe plot emra të tjerë të njohur të muzikës shprehën trishtimin për humbjen e të ndjerit.

Loading...
loading...
Loading...