Transmetuar më 19-06-2019, 23:21

Të tjera video-përgjime janë publikuar ditën e sotme nga “Bild” ku flitet se çfarë ka ndodhur gjatë zgjedhjeve në Dibër.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas video përgjimeve nga gazeta gjermane.

Lideri i opozitës shkruan në Facebook se kryeministri Edi Rama është padrino i krimit në Shqipëri.

Sipas tij “shporrja e Ramës dhe e bandës së tij në pushtet është mision kombëtar”.

"Edi Rama është padrino i krimit. Tani nuk ka më alibi.

Shporrja e tij dhe e bandës së tij në pushtet është mision kombëtar", shkruan Basha.

Kryeministri Edi Rama, duke folur mbrëmjen e sotme në RTSH, për përgjimet e publikuara nga "Bild" lidhur me shitblerjen e votës, i konsideroi përgjimet një lojë të rrezikshme.

“Është shumë e rrezikshme loja e përgjimeve, mund të kthejnë komplet vemendjen e të vërtetën, duke u nisur nga biseda që dëgjohet në to. Muhabetet e telefonit mund të jenë një bazë për të shkuar te prova, por mund të jenë edhe jashtë konteksti. Psh. unë nganjëherë them “Po Po vlla”, kur një gjë nuk. Pra, janë gjëra që duhen futur në rrugën e ligjit e të diskutohen vetëm në bazë të ligjit”, deklaroi Rama. /a.k/noa.al/