Transmetuar më 18-06-2019, 20:12

Gjatë muajve të stinës së verës shtohen edhe mundësitë e pickimit nga mushkonjat.

Vitin e kaluar u raportuan disa raste në botë ku pickime të tilla rezultuan edhe me pasoja fatale.

Këtë vit autoritet e shëndetit në Greqi, përmes një njoftimi të drejtuar turistëve, thuhet që të bëhet kujdes dhe të marrin masa paraprake nga pickimet e mushkonjave, pasi mund të ndikojnë në transmetimin e sëmundjeve të tjera vdekjeprurëse.

Këto lloj sëmundjesh përfshijnë ato të malaries, virusin në Nilin e Veriut dhe shumë sëmundje të tjera të përhapura në vende të ndryshme të botës.

Është shënuar një rekord prej 316 personash të infektuar nga virusi i Nilit Perëndimor, duke rezultuar me vdekjen e 50 personave grekë. /k.k/noa.al/