Transmetuar më 18-06-2019, 16:42

Nëse ndiheni sikur keni një gungë nën lëkurë në zona si qafa, krahët, supet ose kofshë, mund të jetë një lipoma.

Çfarë është një lipoma?

Një lipoma është përcaktuar si një tumor i mirë (dhe për këtë arsye i padëmshëm) i përbërë nga një akumulim i indit dhjamor. Dimensionet e saj janë përgjithësisht të voga. Lipoma është e butë dhe jo e dhimbshme ndaj prekjes.

Si rregull ajo nuk i nënshtrohet transformimeve me kalimin e kohës dhe është e rrallë që një lipoma mund të shndërrohet në një tumor malinj.

Zakonisht ata nuk kanë nevojë për ndonjë trajtim farmaceutik.

Për të eliminuar një lipoma, është e mundur që të përdoren disa mjete të natyrshme, të cilat ia vlen të provohen.

Këtu janë mjetet natyrale për trajtimin e lipomave:

Vezë dhe kripë

Në një tas përzieni mirë një të verdhë veze me 2 lugë kripë. Aplikoni përzierjen 4 herë në ditë dhe nga dita e dytë lipoma do të shfaqet më e vogël, derisa të jetë tërësisht e eliminuar.

Mjaltë dhe miell

Përzieni një lugë miell dhe një lugë mjaltë organik në një tas. Ju do të përftoni një përbërës të ngjeshur për ta aplikuar me bollëk në lipoma. Një shtresë me të paktën gjysmë centimetri duhet vendosur mbi lipoma. Përsëriteni aplikimin për një javë dhe do të vini re se shtresa e lëkurës bëhet e hollë dhe se lipoma është e gatshme të plasë.

Propolis

Kjo është metoda më e thjeshtë, por do të duhet më shumë kohë për t’u hequr lipoma. Aplikoni disa pika propolis në zonën e prekur. Bëjeni këtë një herë në ditë dhe dy deri tre javë më pas lipoma duhet të zhduket ose të reduktohet në mënyrë të konsiderueshme./b.l/noa.al/