Transmetuar më 17-06-2019, 20:31

Pas publikimit të përgjimeve nga “Bild”, LSI mblodhi Kryesinë nga ku kryetarja Monika Kryemadhi tha se u faktua sërish se Edi Rama është Kryeministër ilegjitim.

Nga këto publikime, tha znj. Kryemadhi, dorëheqja e Edi Ramës është e pashmangshme.

“Shkaku i vetëm i një krize të tillë të shumeanshme është Rama dhe rilindja.U provua hapur se Rama është Kryeministër ilegjitim.

U provua totalisht se zgjedhjet janë ilegjitime. U provua 100% vjedhja dhe manipulimi i zgjedhjeve. Edi Rama personalisht në krye të masakrës zgjedhore. Dorëheqja e menjëhershme e Ramës e pashmangshme”, tha Kryemadhi.

Ajo tha para anëtarëve të Kryesisë së LSI-së se “Edi Rama kurrë më nuk mund të administrojë zgjedhje”, dhe se ai është se përse Shqipëria ka dështuar të hapë negociatat me BE-në. /k.k/noa.al/