Transmetuar më 17-06-2019, 07:57
Dita e djeshme, 17 qershori, ishte dita e babait, e cila kremtohet nga shumë njerëz në mënyra të ndryshme.
Pallati mbretëror anglez, Kensington Palace, ka publikuar një fotografi të adhurueshme të princit të kurorës William, me djalin e vogël Louis.
“Gëzuar ditën e babait”, shkruhet në fotografinë e publikuar në Twitter.
Në të shihet William duke lëkundur djalin e tij në një litar të varur në pemë.
Vogëlushi është vetëm një vjeç, por duhet thënë se ka ngjashmëri të madhe me të atin.
William dhe bashkëshortja e tij Kate Middleton, janë prindër të tre fëmijëve, djali i madh George, vajza Charlotte dhe djali i vogël Louis. /a.y/noa.al