Kosova bllokon në Morinë, 8 autobusë me pasagjerë nga Shqipëria
Transmetuar më 15-06-2019, 11:52
Foto ilustruese

Autoritetet e Kosovës kanë bllokuar qysh prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, tetë autobusë të nisur nga Shqipëria me pasagjerë.

Bëhet fjalë për autobusë të linjës Bajram Curri-Kosovë-Tiranë, të cilët janë bllokuar në pikën kufitare të Morinës.

Bllokimi i tyre është bërë me urdhër të Ministrisë së Transportit në Kosovë dhe prej afro pesë orësh nuk lejohet kalimi i tyre.

Ndërkohë Rifat Hajdini, kryetari i shoqatës së transportit publik të linjave Bajram Curri-Kosovë-Tiranë thotë se nuk ishin lajmëruar për këtë urdhër.

Ai kërkon që qeveritë e dy vendeve, të gjejnë mënyrën për të zgjidhur situatën. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...