Stresi lirohet në mesnatë nga burgu, shihni pamjet si e presin
Transmetuar më 15-06-2019, 07:42

Këngëtari i njohur Arkimed Lushaj është liruar në mesnatë nga burgu pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, për ta liruar me kusht.

Lirimi i këngëtarit ka ardhur në mesnatë, pikërisht teksa sot më 15 qershor, këngëtari feston ditëlindjen.

Ka qenë Stresi ai që ka publikuar një video nga momenti i lirimit, ku shihet se e presin shokë dhe familjarë, duke i rënë borive të euforisë.

“Nuk thyhem para sfidave çfarëdo qofshin ato dhe sot në orën 00:00 me familjen time, miqtë dhe të afërmit ditëlindjen time e ndaj me ju sepse ju më ishit pranë gjithmonë në kohë të mira dhe të vështira. Dhurata më e mirë që mora për ditëlindje ishte LIRIA !! I juaji Arkimed Lushaj (Stresi)”, shkruan këngëtari.

Kujtojmë se Stresi u arrestua në zonën e Linzës në Tiranë, pasi u gjet i zhveshur i shtrirë në krevatin e hotelit, ku ndodhej me një vajzë 20-vjeçe.

Ai u zu në befasi, ndërkohë që në dhomë u gjet kokainë dhe një 10 mijë lekësh i bërë gati për thithje. Ndërkohë reperit iu gjet edhe pistoleta që mbante me vete.

Stresi akuzohet për “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese dhe të municioneve” si dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”. /a.y/noa.al

Loading...
loading...
Loading...