Transmetuar më 14-06-2019, 16:17

Bukuria fillon nga brenda dhe fytyra jonë është pasqyrim i gjendjes tonë shpirtërore, por edhe e shëndetit. Për një epidermë tonike dhe të re fillojmë nga dieta: ja ushqimet që duhet të keni në tavolinë për të favorizuar mirëqenien dhe pastrimin.

Tashmë e dimë: një ushqim i duhur bashkuar me një stil jete të shëndetshme për të gëzuar një shëndet të mirë dhe një gjendje mirëqenieje të përgjithshme. Megjithatë, stresi dhe ritmi frenetik i jetës tonë ndonjëherë na bën ta harrojmë këtë mësim të vjetër dhe të thjeshtë. Afër pushimeve vëmë re që këto gjëra të vogla janë të mjaftueshme për të mbajtur një lëkurë tonike dhe të bukur për t’ua treguar fqinjëve të cadrës dhe jo vetëm.

Ujë! Jo vetëm ditën: le të marrim zakonin dhe të lëmë një gotë mbi tavolinë para se të shkojmë të flejmë: do të kujtohemi të pimë sapo të zgjohemi dhe kur kemi nevojë të hidratojmë oragnizmin. Uji i ngrohtë dhe sukoja e limonit të ndihmojnë të eliminosh toksinat dhe të chelmohesh.

Fruta dhe perime: të pasura me pigmente, bimët me ngjyrë të verdhë, portokalli dhe të kuqe zëvendësojnë një rezervë vitamine në gjendje të kundërveprojë ndaj plakjes së lëkurës. Një furnizim i pasur i ushqimit duke përfshirë këto kategori favorizon një lëkurë të re dhe në formë: vazhdoni me karota, peshq, domate, spec djegës, pjepër dhe shalqi, freskuese dhe të ftohta.

Mjaft ëmbëlsirave: armiqtë më të mëdhenj të bukurisë sonë janë ëmbëlsirat, karamelet, pijet e gazuara dhe ushqimet e përpunuara që përmbajnë sasi të mëdha sheqeri, yndyra dhe ngjyrues. Ke pak kohë? Kos dhe fruta, sidomos shalqi janë shumë të mirë për të kënaqur shijen, për të hidratuar organizmin tonë, për ta pastruar dhe të ndihmon për të mbajtur një pamje të re dhe të freskët.