Tur në gjithë botën, Ariana Grande shpërthen në lot gjatë koncerit
Transmetuar më 14-06-2019, 13:50

Ariana Grande është duke zhvilluar turin "Sëeetner" në të gjithë botën. Dje këngëtarja ka mbajtur një koncert në Pittsburgh, ku këngëtarja ka shpërthyer në lot.

Këtë tur Grande ia ka dedikuar ish të dashurit të saj, Mac Miller, i cili ndërroi jetë në shtator të vitit të kaluar.

Para se të ngjitej në skenë ajo e ka mbushur vendin me regjistrime të hiteve të Miller dhe sipas fansave të saj kjo gjë është kthyer në rutinë në koncertet e këngëtares.

Ariana është bërë shumë emocionale teksa këndonte këngë të albumit të fundit që ia ka kushtuar lidhjes së saj me Mac.

Ajo e kishte të pamundur ta kontrollonte veten kur këndoi këngën "Raindrops (An angel cried)". Fansat u treguan shumë mbështetës dhe thirrën "Ti mund t`ia dalësh, Ari".

Kur këndoi “Thank u, next”, në momentin që duhet të thoshte emrin e Mac Miller, Ari nuk mundi ta shqiptonte. Ajo është shprehur dhe më parë që të bëjë muzikë për jetën e saj është shëruese për të, por kur vjen puna te performanca e ndjerë është shumë e vështirë.

Loading...
loading...
Loading...