Transmetuar më 14-06-2019, 12:46
Foto nga arkivi

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e dy aksidenteve me makinë, pasditen e kësaj të enjteje.

Nga ana e uniformave blu u bë arrestimi i E.Qirici, 22 vjeç banues në Tiranë, dhe G.Beqiraj 41 vjeç banues në Tiranë.

Arrestimi i të dyshuarit E.Qirici, u bë pasi duke drejtuar mjetin tip “Volswagen”, në rrugën “Asim Vokshi”, ka aksidentuar shtetasin S.Shehu, ku si pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Ndërsa shtetasi G.Beqiraj, duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur në rrugën e “Dibrës” ka aksidentuar po me pasojë vdekje shtetasin G. M.

Lidhur me të dyja ngjarjet hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. /a.y/noa.al