Transmetuar më 14-06-2019, 09:20

Shtatë persona janë arrestuar nga policia e Librazhdit dhe 23 të tjerë po procedohen penalisht, pas protestës së organizuar pasditen e djeshme në hyrje të qytetit, për të penguar kalimin e eskortës së Kryeministrit Edi Rama.

Bazuar në pamjet filmike dhe hetimet e kryera, policia ka bërë arrestimin në flagrancë të 7 personave për veprat penale të “Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Pengim i subjekteve zgjedhore”.

Të arrestuarit janë Bujar Vreto, 48 vjeç, kryetari i Degës së PD-së Librazhd; Aurel Bylykbashi, 53 vjeç, nga Elbasani ish-deputet i PD; A.K., 43 vjeç, nga Prrenjasi; E.G., 32 vjeç, nga Librazhdi sekretari i PD-së, dega Librazhd; D.B., 47 vjeç, nga Shtërmeni, Cërrik; L.O., 31 vjeç, nga Piskashi dhe B.K., 54 vjeç, nga Librazhdi.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjëndje të lirë, për të njëjtat vepra penale edhe për 16 persona të tjerë.

Arrestimi dhe procedimi i tyre u bë pasi në datën rreth orës 18:00 të 13 qershorit, janë grumbulluar në rrugën nacionale në hyrje të qytetit të Librazhdit tek kryqëzimi i Përrenjasit.

Në vijim kanë tentuar që të bllokojnë rrugën nacionale Elbasan- Librazhd, në hyrje të qytetit të Librazhdit, duke penguar eskortën e Kryeministrit dhe kanë goditur eskortën me sende të forta e lëndë plasëse piroteknike.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit. /a.y/noa.al