Transmetuar më 14-06-2019, 01:08

Suedia po ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit politike në vend si dhe anulimin e datës së zgjedhjeve nga presidenti.

Ambasadori Johan Ndisi thotë se është e rëndësishme në këtë moment që vetëm nëpërmjet dialogut të gjendet rrugëdalja nga kjo krizë.

Për sa i përket vendimit të Këshillit Evropian për dhënien e një date për çeljen e negociatave ambasadori i Suedisë thekson se ky është një vendim që do merret nga çdo vend dhe flet për rrugën që do të ndjekë Suedia.

Sipas ambasadorit, Shqipëria ka kryer reforma mjaft të rëndësishme dhe është e domosdoshme ruajtja e ritmit të tyre edhe në vazhdim.