Transmetuar më 13-06-2019, 23:40

Duke komentuar situatën politike në vend, analisti Fatos Lubonja thotë se konflikti mes kryeministrit Edi Rama me Presidentin Ilir Meta është një “devijim nga problemet e vërteta”.

I ftuar në emisionin Të paekspozuarit” në News24, Lubonja tha se gjithçka duket sikur është pakënaqësi personale, ndërsa theksoi se është problemi i “një Shqipërie që ka 30 vjet që nuk ndërton dot shtet”.

“Mua më duket se ky është një devijim nga problemet e vërteta që ka Shqipëria sot. Të merresh me Ilir Metën sot do të thotë… që unë nuk besoj se është aq budalla kryeministri por e bën për t’i ikur gjithë problemeve që janë sot në Shqipëri.

Pra, gjithçka duket sikur është pakënaqësi personale. Është problemi i një Shqipërie që ka 30 vjet që nuk ndërton dot shtet, nuk ndërton dot institucione të pavarura, që nuk ndërton dot një ekonomi të shëndoshë por mbahet me një ekonomi kriminale, me një krim që është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme", u shpreh Lubonja.

Ai ka thënë më tej:

"Ne kemi qenë gjithmonë regjim por tani mendoj se jemi në një regjim të krimit. Ky është problemi që na ka futur në krizë që s’mund të ketë zgjedhje të lira. Njerëzit që duan ta dëgjojnë ose e dëgjojnë devijohen nga thelbi i problemit që kemi”, – deklaroi Lubonja.