Transmetuar më 13-06-2019, 23:24

Policia ka nisur të ndalojë dhe shoqërojë protestuesit që këtë të enjte i bllokuan rrugën për në Librazhd kryeministrit Edi Rama.

Denoncimi ka ardhur nga ish deputeti i qarkut të Elbasanit Luçiano Boçi, ku shkruan se mes të ndaluarve është edhe kryetari i PD-së në Elbasan, Eugen Isai.

Reagimin, Boçi e ka dhënë nëpërmjet një postimi në Facebook ku shkruan:

“Pas përbuzjes që Prrenjasi i rezervoi Ramës, ky i fundit i tërbuar nga çmenduria, ka urdhëruar arrestimin e Kryetarit të PD Arjan Karriqi dhe sekretarit Leonard Ozuni. Dhe anëtarë të tjerë të PD.

I arrestojnë natën si hienat. Arrestimet politike po arrijnë kulmin! Njerëz mos keni iluzione! Regjimi po kërkon të instalohet. Kundër tij duhet angazhim total qytetar”./a.k/noa.al/