Transmetuar më 12-06-2019, 23:33
Sot Kosova shënon 20 vjetorin e çlirimit nga Serbia dhe në këtë datë nuk kanë munguar urimet nga mijëra njerëz, të njohur e të panjohur.
Një urim plot dashuri, ka dhënë edhe Ardit Gjebrea.
Ja çfarë shkruan Arditi në urimine tij.
“20 vite më parë si sot, NATO i jep fund masakrave të forcave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë.
Përfundoi makthi i vrasjeve, djegieve, dhunimeve, dëbimeve!
Dita e çlirimit të Kosovës është një ditë e bekuar për të gjithë shqiptarët! U rikthye paqja, drejtësia, dinjiteti! Gëzuar vëllezër”./a.k/noa.al/