Rama: Zgjedhjet në 30 qershor, Meta nuk e meriton zyrën e Presidentit
Transmetuar më 12-06-2019, 18:56

Kryeministri Rama u ndal në Divjakë në kuadër të takimeve për fushatën elektorale.

Në ligjërimin e tij politik, kreu i qeverisë edhe njëherë tha se kreu i shtetit nuk e meriton më të qëndrojë në atë zyrë.

“Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qëndruar në zyrën e Presidentit të Republikës, për sa kohë që fuqia e popullit është te Parlamenti, dhe për sa kohë që Parlamenti ka të drejtën dhe detyrën të reagojë në emër të sovranit nëse Presidenti çmendet”, tha Rama.

Kryeministri sërish iu drejtua Presidentit Meta, për të cilin pati edhe një këshillë se si ta shpëtojë vendin.

“Ke hall të shpëtosh Shqipërinë, thuaji Saliut mos ndërsejë Lulin rrugëve”, u shpreh Rama përpara qytetarëve të Divjakës.

Edhe njëherë ai shprehu bindjen se zgjedhjet do të zhvillohen në datën 30 qershor. /k.k/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...