Presidenti i KE-së flet për krizën në Shqipëri, Junker: Zgjedhjet duhet të mbahen
Transmetuar më 11-06-2019, 20:18

Zgjedhjet duhet të mbahen në datën kur janë caktuar. Kështu ka deklaruar Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker në një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama.

“ Zgjedhjet janë parashikuar për në fund të qershorit. Jam aq i interesuar që Shqipëria të ketë progres, njerëzit nuk duhet të ndalohen të kryejnë këtë të drejtë demokratike. Mendoj se këto zgjedhje duhet të mbahen, nëse jo do të shtynin prespektivën europiane të Shqipërisë. Jam në favor të hapjes së negociatave për Shqipërinë sa më shpejt”, tha Juncker.

Duke folur për nëgociatat për Shqipërinë, zyrtari i lartë europian tha se KE është gati për një hap të tillë.

“Për Komisionin Europian, Shqipëria është gati për hapin e radhës, prandaj i kemi kërkuar Këshillit të BE hapjen e negociatave.

Nëse i kërkojmë një vendi plotëso këtë apo atë dhe kur një vend i plotëson ne nuk kemi pse t’i themi jo hapjes së negociatave.

Shqipëria ka plotësuar kërkesat, pro nuk është sekret që disa vende kanë dyshime. Puna nuk ndalon në qershor, pavarësisht vendimit ët Këshillit të BE Shqipëria do të vijojë me reformat”, vijoi Junker. /k.k/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...