Helikopteri përplaset me grataçelën, humb jetën një person
Transmetuar më 11-06-2019, 08:11

Një helikopter u përplas me majën e një grataçele prej 54 katesh në qendër të Manhattan, në New York. Për pasojë, piloti i cili ndodhej i vetëm në helikopter, gjeti vdekjen.

Ngjarja e rëndë ndodhi këtë të hënë jo shumë larg Times Square, ku dyshohet se gjithçka ka ndodhur si pasojë e një ulje emergjente.

Piloti që humbi jetën është Tim McCormack i cili punonte për Daniele Bodini, themelues i kompanisë imobiliare ‘American Continental Properties Group’.

Dinamika e ngjarjes nuk është zbardhur ende, ndërsa dyshohet se ngjarja mund të jetë shkaktuar për shkak të motit të keq që kishte përfshirë New Yorkun, por edhe prej ndonjë problemi, çka detyroi pilotin që të bëjë ulje emergjente.

Aksidenti shkaktoi polemika lidhur me helikopterët që fluturojnë në qiellin e New York, ku episodi i fundit i rëndë ndodhi në muajin maj ku një helikopter me një pilot, përfundoi në lumin Hudson River. /a.y/noa.al

Loading...
loading...
Loading...