Edukatorja filmohet duke rrahur fëmijët në çerdhe: Më dhembte koka, nuk i duroja dot
Transmetuar më 10-06-2019, 12:52

Një edukatore u filmua nga kamerat teksa dhunonte fëmijët e çerdhes. Katherine Weitz, 65 vjeçe, u filmua duke qortuar dhe rrahur fëmijët rreth moshës 1-vjeçare të Dream City Academy në Ormond Beach, të Florida, SHBA.

Brenda 35 minutash ajo i goditi mbi 30 herë të vegjlit, siç mund të shihni në pamjet që noa.al sjell më poshtë.

Fëmijët u qëlluan në krevatet e tyre, ndërsa kamerat e sigurisë filmuan çdo gjë.

Pasi pa pamjet, drejtori i çerdhes e pushoi nga puna edukatoren dhe e denoncoi, duke bërë që të vihet nën hetim.

Gruaja tentoi që të justifikohej duke thënë se kishte dhimbje të forta koke dhe se tingujt dhe të qarat e fëmijëve, e nervozonin. 65-vjeçar,a deklaroi se ishte penduar që nuk kishte marrë disa ditë pushim. /a.y/noa.al

Loading...
loading...
Loading...