Tare i thotë jo Milanit, rinovon kontratën me Lazio-n deri në vitin 2023
Transmetuar më 09-06-2019, 21:15

Ishte përfolur se ish-futbollisti shqiptare mund të largohej përfundimisht nga bordi drejtues i bardhekaltërve, duke u bërë kështu pjesë e Milani-t.

Por mediat italiane shkruajnë se Igli Tare nuk do të shkojë te kuqezinjtë, por do të qëndrojë në Romë.

Drejtori Sportiv i Lazios që u duk i tërhequr nga oferta e Paolo Maldinit për t’u bërë pjesë e bordit drejtues të Milanit, në fund duket se do të qëndrojë të bardhekaltrit.

Sipas të përditshmes italiane ‘La Gazzetta Dello Sport’, presidenti i Lazios, Claudio Lotito i cili u hodh menjëherë në kundërsulm duke i ofruar Tares rinovimin e kontratës deri në vitin 2023.

Por jo vetëm kaq, gjithnjë sipas ‘La Gazzetta Dello Sport’, rinovimi i kontratës së Tares do të shoqërohet edhe me një rritje të pagës së tij që dyfishohet e shkon në 2 milionë Euro në vit, e njëjta pagë që iu akordua edhe Simone Inzaghit në momentin që firmosi kontratën e re me Lazion deri në vitin 2021.

Loading...
Loading...