Vuante prej disa vitesh nga një sëmundje e rëndë, vdes gazetari shqiptar nga Kosova
Transmetuar më 09-06-2019, 15:46

Ndërron jetë në mënyrë të parakohshme gazetari shqiptar nga Kosova, Ibrahim Sefedini.

Sefedini ndërroi jetë në moshën 51-vjeçare.

Prej disa vitesh gazetari Sefedini, vuante nga një sëmundje e rëndë prej të cilës po trajtohej në Francë.

Sefedini ka qenë korrespondent i Kohës Ditore nga Vitia për vite me radhë.

Gjithashtu ai ka qenë pjesë aktive e shoqërisë civile të Vitisë.

I ndjeri la pas vetes gruan me 3 fëmijë./a.k/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...