Gruaja i bën vezë, por atij nuk i pëlqejnë, e vret me 38 goditje thike
Transmetuar më 09-06-2019, 13:15

Gruaja i bën vezë për të ngrënë, por ai e vret pasi nuk i pëlqen. Mohammad Qoraishi vrau me 38 goditje thike të shoqen adoleshente, pasi fillimisht e goditi me tigan kokës.

Çifti ishte martuar prej pak ditësh, pas një martese me shkuesi dhe pikërisht ditën e Krishtlindjeve të vitit 2018, ai u inatos me të shoqen, duke e vrarë.

Këtë të enjte 28-vjeçari u dënua me 17 vite burg, pasi pranoi krimin e rëndë. Çifti jetonte në Britaninë e Madhe, ndërsa ishin kushërinj të lindur në Afganistan, ku port vite me radhë kishin jetua në të njëjtën shtëpi.

Familjet vendosën që ti martonin, edhe pse vajza Parwin Quriashi ishte vetëm 18 vjeçe.

Qoraishi ishte mërzitur me të shoqen, të cilën e cilësonte të paaftë për tu kujdesur për të dhe shtëpinë dhe duke e parë që po i përgatiste vezë, humbi toruan dhe e vrau, shkruan noa.al.

Policia u lajmërua nga fqinjët të cilët dëgjuan ulërimat e çiftit, ndërsa ai tentoi arratinë për tu kapur vetëm pak më vonë. /a.y/noa.al

Loading...
loading...
Loading...