Basha publikon fotot e protestës: Zgjedhjet u anuluan! Largimi i Ramës, i panegociueshëm
Transmetuar më 09-06-2019, 11:14

“Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha të luftojmë për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve!”

Kështu shkruan kryedemokrati Lulzim Basha, teksa publikon albumin e fotografive nga protesta e mbrëmjes së djeshme e opozitës.

Ai thotë se ora e Shqipërisë si e gjithë Europa po troket dhe nuk ka forcë ta ndalë.

“Falë vendosmërisë tuaj të pathyeshme, falë bashkimit të zemrave dhe mendjeve të shqiptarëve të lirë, zgjedhjet farsë të 30 Qershorit u anuluan! Beteja jonë do të vazhdojë deri në triumfin e standardeve dhe vlerave evropiane”, shkruan Basha.

Ai shton se pengesa e vetme për në Europë është sundimi i shtetit të bërë njësh me krimin, qeveria e ardhur me votën e krimit dhe kryeministri i Avdylajve.

“Largimi i Ramës është i panegociueshëm. Shqipëria si Europa”, shkruan në mbyllje kreu i PD. /a.y/noa.al

Loading...
loading...
Loading...