Transmetuar më 09-06-2019, 09:29
Foto ilustruese

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Dobraç, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Nga të dhënat e bëra të ditur të aksidentuarit janë pjesëtarë të një familje nga Fieri, të cilët po ktheheshin në vendlindje.

Mësohet se familja kishte qenë në Mal të Zi dhe ishin kthyer në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit.

Mësohet se të plagosura kanë mbetur nëna dhe vajza të cilat janë dërguar për mjekim në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. /a.y/noa.al