Për mjekët kishte probleme hormonale, 29-vjeçarja vdes prej kancerit
Transmetuar më 07-06-2019, 22:25

Për mjekët hemorragjia e vazhdueshme menstruale vinte si pasojë e problemeve hormonale dhe ishte një situatë që do kalonte shpejtë.

Por Josephine Suffolk, një nënë e re angleze 29-vjeçare nga Denver, zbuloi pas muajsh se simptomat e saj ishin si pasojë e një kanceri në mitër, të cilin mjekët nuk e kishin diagnostikuar.

Ajo u nda nga jeta në 18 maj, duke lënë mes dhimbjes bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre 2 dhe 5 vjeç. Kalvari i saj nisi në shtator të vitit 2017, kur u paraqit në spital me hemorragji shumë të madhe.

Por vetëm në qershor të vitit 2018, nëntë muaj pas vizitës së parë, zbuloi të vërtetën, kur tashmë tumori kishte shkuar në fazën e katërt dhe ishte përhapur edhe në pjesë të tjera të trupit. Gjendja e saj erdhi duke u përkeqësuar deri kur ndërroi jetë në spitalin e Pilgrims Hospice të Ashford.

Në një intervistë të dhënë nëntorin e kaluar, Josephine kishte treguar se fillimisht mjekët i kishin thënë se hemorragjia e madhe vinte prej problemeve hormonale dhe nuk u thelluan në kontrolle. Pavarësisht se vizitat e saj u bënë të rregullta, vetëm pas nëntë muajsh u zbulua e vërteta e frikshme që i mori jetën, shkruan noa.al.

Një zbulim i vonuar, në një kohë kur masa tumorale ishte shumë e madhe për tu hequr me rrugë kirurgjikale, kështu që ajo i nënshtrua një sërë kimioterapish, për të shtyrë sa më shumë jetën e saj, e cila u shua pak pas mesit të muajit maj. /a.y/noa.al

Loading...
loading...
Loading...