Fëmija 2 vjeç shqyhet nga kafsha e egër, ishte duke fjetur në park
Transmetuar më 07-06-2019, 10:35

Tragjedi në një park kombëtar të Afrikës së Jugut, ku një fëmijë 2 vjeç gjeti vdekjen, i shqyer nga një leopard.

Ngjarja e rëndë ndodhi në parkun kombëtar të Kruger, ku viktima është djali i një punëtori të parkut.

Vogëlushi ishte vetëm 30 muajsh, ndërsa sulmi nga kafsha e egër ndodhi në orën 20.00 të së mërkurës.

Pavarësisht dërgimit në spitalin e Shongëe, fëmija u deklarua i vdekur, shkruan noa.al.

Administratori i parqeve kombëtare në vend, Fundisile Mketeni shprehu ngushëllimet për familjen, duke thënë se do merren masa që raste të tilla të mos përsëriten. /a.y/noa.al

Loading...
loading...
Loading...